Ahmadinexhad pret diplomatin shqiptar

17/03/2010 08:20

Republika Islamike e Iranit konfirmoi dje hapjen e plote diplomatike ndaj Shqiperise.

Me rastin e dorezimit te letrave kredenciale te ambasadorit te ri shqiptar ne Teheran, Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, ka nenvizuar nevojen e zgjerimit te pakufizuar te marredhenieve mes dy vendeve.

“Dy popujt tane vellezer ndajne shume te perbashketa dhe ne se bashku mund te ndermarrim masa te medha per te miren tone. Nuk ka asnje pengese per zgjerimin e marredhenieve tona”, eshte shprehur kreu iranian i cituar nga siti zyrtar i Presidences se Republikes Islamike.

Nga ana e tij, diplomati shqiptar, ashtu sikurse ne takimin e se shtunes me ministrin e Jashtem, Manouchehr Mottaki, ka percjelle konsideratat ne emer te pales shqiptare, duke prezantuar edhe interesin e Tiranes zyrtare.

Top Channel