Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Një burg është një vend ku të privohet liria nëse shkel ligjin. Por vetëm kaq. Liria është e drejta e vetme nga e cila privohen të dënuarit. Një e drejtë tjetër, ajo për të pasur marrëdhënie intime me partnerët e ligjshëm, në një vend normal, është e garantuar.
Kështu edhe në një burg të përzier për burra dhe gra në kryeqytet. Ata që koha e dënimit i ka kapur beqarë, duhet të kënaqen me kujtimet e tyre. Ndërsa të martuarit…
Do të takojme sot dy zonja që vuajnë dënimet këtu, historitë e tyre janë të rralla, fatet e tyre janë të ngjashme. Administrata e burgut na tregon se përgjithësisht femrat e dënuara braktisen nga familjarët dhe bashkëshortët, por kjo nuk ka ndodhur në rastin e Veziresë dhe te Nuliferit nga Maqedonia.
Në momentin e arrestimit Nuliferi ka qenë me bashkëshortin dhe të dy janë dënuar me nga 10 vjet burg. Bashkëshorti ndodhet në Fushë Krujë dhe deri në takimin e parë kaloi shumë kohe.
“Jam takuar pas tre viteve se kam qenë në paraburgim dhe nuk lejoheshin takimet”, shprehet Nuliferi.
Është një nga mangësitë e mëdha të jetës së lirë, por disa një herë në muaj për 4 orë mund të jetojnë caste intime në dhomën e takimeve speciale. Nuliferi është me fat pasi ajo e gëzon këtë liri për 24 orë.
“Takimin tjetër e kam në 20 mars”, thotë Nuliferi.
Kur pyet për takimin e radhës sytë e këtyre grave shkëlqejnë si të femijëve.
Cdo takim normal eshte i paharrueshëm për të dënuarit ndërsa takimet speciale janë akoma më të rëndësishëm.
“Ishte shumë e vështirë. Sepse ishte një mungesë e gjatë”, thotë Vezirja.
Për Veziren fjalët janë të vështira për t’u gjetur, emocionet janë të mëdha dhe për më tepër që takimi i saj special sapo ka mbaruar, ndërkohë që xhirohej kjo intervistë.
“Me bashkëshortin i kam marrëdhëniet shumë të mira. Mezi po pres që të vij muaji tjetër”, thotë Vezireja.
Një mundësi që jo të gjithë të burgosurit e kanë, qofshin burra apo gra, por rëndësia për ata që e kanë është pothuajse jetike e ndoshta fjalët më të përshtatshme i gjen vete Vezirja e cila rrefen dhe dashurinë e madhe për babain e tre fëmijëve të saj.
“Familja është gjithcka për mua dhe ajo na bashkon”, thotë Vezirja.
Top Channel