Topalli ne Berlin, takim me Lamert

16/03/2010 16:10

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, eshte takuar ne Berlin me kryetarin e Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, ku teme kryesore e takimit ishte pershpejtimi i vendimarrjes se Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave.

Ne biseden me kryetarin e Bundestagut,  Kryetarja e Kuvendit u perqendrua kryesisht ne angazhimin e institucioneve shqiptare per heqjen e vizave si nje objektiv qe, sic u shpreh zonja Topalli, i ka ardhur koha per t’u vene ne jete.

Kryeparlamentarja shprehu shpresen dhe besimin se Gjermania, ashtu sic beri me anetaresimin e vendit ne NATO dhe ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit,  do ta mbeshtese Shqiperine edhe ne heqjen e vizave per qytetaret e saj.

Ne njoftimin zyrtar te Kuvendit thuhet se ceshtja e vizave, eshte nje nga prioritetet kryesore te axhendes se zonjes Topalli edhe gjate vizites zyrtare ne Stokholm, ku pritet te takohet me autoritetet me te larta suedeze.

 

Top Channel