Rama: Po turperohet Shqiperia

16/03/2010 15:40

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se po ve ne rrezik marredheniet e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara me qendrimet e tij per projektligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, te cilat Rama i quajti te turpshme.(UPDATE)

Vullneti i mazhorances per te mos u terhequr nga miratimi i tij pavaresisht kerkeses se ambasadorit Withers ka sjelle reagimin e forte te socialisteve. Kryetari i PS-se Edi Rama duke theksuar se Shqiperia nuk do te ishte ne NATO pa partnerin e saj kryesor SHBA-ne, tha se kjo sjellje nuk turperon vetem kryeministrin Berisha por te gjithe Shqiperine.

“Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha u ben karshillek Shteteve te Bashkuara ne kundershtim me interesat e Shqiperise e te shqiptareve dhe edhe kete here, ne sfondin e karshillekut provincial eshte kriza e demokracise, e shtetit te se drejtes, e ekonomise se vendit”, u shpreh Rama.
 
Zoti Rama kerkoi terheqjen e menjehershme te projektligjit dhe sqarime nga kryeministri per qendrimin e mbajtur ndaj kerkeses se Shteteve te Bashkuara te cilin ai e quajti te patolerueshem.

“E sigurojme zotin Berisha se kembengulja ne kete akt sa te rende, aq edhe qesharak karshilleku ndaj Shteteve te Bashkuara, nuk do te ringjalle dot SHIK-un e vjeter, po do te jete nje arsye me shume per te protestuar per largimin nje ore e me pare te ketij pushteti te grabitur, qe kerkon te mbahet ne kembe duke ndaluar transparencen e kutive te votimit, e shifrave te ekonomise, e vendimeve te qeverise dhe, me ne fund, duke pergjuar e perndjekur kundershtaret. Keto nuk jane shenjat e nje pushteti korruptiv qe po forcohet, po te nje qeverie te korruptuar qe po rrezohet”, theksoi Rama.

Top Channel