Rama: Berisha te terheqe ligjin per SHISH

16/03/2010 12:40

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkon nga kryeministri Sali Berisha qe te terheqe sa me pare ligjin per SHISH, drafti i te cilit eshte kundershtuar hapur edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Rama theksoi se ky projekt nuk e ka pelqimin e partnerit kryesor te Shqiperise, nderkohe kritikoi ashper qendrimin indiferent te kryeministrit, duke e cilesuar shperfilljen e shqetesimit te SHBA-ve, si te patolerueshme.

“Berisha u mjaftua me nxjerrjen e nje zedheneseje qe recitoi se ligji qenka sipas standardeve te NATO-s dhe BE-se. Kjo eshte nje qeveri qe e ka humbur cdo te drejte morale per te perfaqesuar Shqiperine. I bej thirrje publike Berishes qe te terheqe projektin e turpshem per SHISH”, theksoi Rama.

Sipas Rames qendrimi i ambasadorit Withers per kete projekt, do te jete nje arsye me shume per te protestuar per largimin e ketij pushteti te grabitur, qe po tregon shenjat e nje qeverie te korruptuar qe po rrezohet.

Top Channel