PD rrezon kutite, PS le komisionin

16/03/2010 15:00

Opozita braktisi punimet në Komisionin e Ligjeve ku po diskutoheshin nismat per hetimin e zgjedhjeve. Shkak u be paraqitja nga shumica i disa amendamenteve me arsyetimin per ta sjelle ate ne perputhje me Kushtetuten.

Por largimi i opozites, nuk e ka penguar mazhorancen te miratoje ndryshimet e saj dhe disa nga nenet e propozuar nga socialistet. Nder ndryshimet e shumices ishte dhe rrezimi i nenit te kutive dhe ai qe i heq te drejten opozites te kete shumicen ne komisionet hetimore, jo vetem ne kete komision.

Po keshtu deputetet e Partise Demokratike kufizuan kohezgjatjen e komisionit hetimor per zgjedhjet ne 3 muaj, nga 12 muaj qe kishte kerkuar opozita.

Para daljes se opozites se nga komisioni, deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh se thelbesore ne iniciativen e paraqitur ishte neni 4.

“Ne theksuam se eshte thelbesore, po jo panegociueshme dhe lame mundesine per te gjetur nje zgjidhje per ta konsideruar hapjen e kutive, nje prove te rendesishme per hetimin parlamentar”, u shpreh Xhafaj, duke shtuar se amendamentet e mazhorances zhveshin iniciativen ne thelbin e saj.

Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali shprehet se procedura e punimeve nuk ishte aspak e dyshimte, pasi nenet do te diskutoheshin sipas radhes numerike te tyre.

“Ky komision, ne vullnetin e tij e shpreh ne fund qendrimin pas diskutimit nen per nen”, u shpreh Rusmali.

 

Top Channel