Minjte si hardhucat, mund t’u rritet bishti

16/03/2010 16:05

Mund te hapet rruga per nje te ardhme jo shume te larget te mundesive te reja te kurimit. Megjithate tani jemi ne nivelin e eksperimentimeve mbi kafshet.

Zbulimi ne fakt eshte me shume nga ato qe te ngacmojne fantazine: edhe minjte mund te gjenerojne lekuren e tyre.

Nese do u pritej bishti, brenda nje dite minjte mund te kene nje bisht te ri, njesoj si hardhucat.

Kjo eshte e mundur duke i hequr genin “P21”, pa te cilin keto kafshe mund te rigjenerojne lekuren e demtuar pa pasur asnje shenje.

Zbulimi eshte bere nga kerkuesit e Wistar Institute te Filadelfias.

Ekspertet kane verejtur se duke eleminuar genin “P21”, minjte me plage mund te gjenerojne serish lekuren.

Zbulimi mund te coje ne mundesi te reja per te sheruar demtimet e lukures se njerezve pa lene asnje shenje.

Top Channel