Maliqi po kthehet kenete

16/03/2010 16:30

Fusha e Maliqit gjithnje e me shume i perngjan nje liqeni. Parcelat e fermereve te zones vazhdojne te jene nen uje pas permbytjeve qe cuan ne shkaterrimin e te pakten 3000 hektareve.

Niveli i ujit nga permbytjet ka shkuar deri ne tre metra duke demtuar tokat bujqesore te cilat per kete vit ju kane sjelle fermereve jo vetem fatkeqesine por edhe pamundesine per t’i perdorur parcelat e tyre. Fermeret kontrollojne cdo dite nivelin e ujit ne siperfaqet bujqesore qe kane dale jashte perdorimit.

Fusha e Maliqit dikur nje kenete kerkon serish nje nderhyrje per kullimin e saj.

Deri ne zbatimin e ketij projekti, fusha e Maliqit do ofroje kete pamje kenete, si dikur.

Top Channel