Ligj i ri per minierat

16/03/2010 20:10

Ministria e Ekonomise ka gati projektligjin per industrine minerare ne vend, i cili vendos disa rregulla dhe kushte te reja per menyren e marrjes se  lejes dhe shfrytezimine minierave.

“Planifikimi minerar do behet mbi bazen e nje harte qe do konsultohet nga autoritetet lokale. Kjo harte do percaktoje jo vetem zonat minerare por edhe prioritetet per cilat minerare shteti ka interes duke harmonizuar kerkesat per punesim ne zonat rurale.

Ne kete ligj futen konceptet e reja te garancise financiare. Eshte futur konceprti i garancise per zhvillimin e lejeve te ndertimit”, shprehet drejtori i politikave industriale, Sokol Mati. Aktualisht numri i lejeve te dhena per shfrytezim, zbulimim dhe kerkim shkon ne 680, te shtrira keto ne nje siperfaqe prej 3900 kilometer katror ose ne 11 % te territorit te vendit.

Gjate vitit 2009 jane arritur te nxirren 5 milione ton element minerar dhe eshte shtuar gama e mineraleve me 44 elemente te tjere.

Top Channel