Grup pune per statusin e minatorit

16/03/2010 09:10

Zevendesministri i Ekonomise, Neritan Alibali, sqaroi dje publikisht lidhur me ngritjen e grupit te punes, per te studiuar mundesite per realizimin konkret te statusit te minatorit.

Sipas Alibalit, ky grup ka nisur nga puna me legjislacionin per ceshtjen e statusit te minatorit.

Zevendesministri i Ekonomise kerkoi bashkepunimin e grupeve te interesit, ne menyre qe te arrihet ne kompromis dhe qe statusi i minatorit te jete nje ligj ne perputhje me ligjet e vendit, Kushtetuten, por edhe me standardet e Bashkimit Europian.

“Me te mbaruar pune, grupi i punes do te nise takimet me sindikatat, ne menyre qe ligji te plotesoje problematikat. Grupi i punes eshte i hapur edhe per partite, opozitare ose jo, qe te bejne oponencen e tyre”, sqaroi zevendesministri Neritan Alibali.

Sipas tij nuk mund te kemi nje ligj per statusin e minatorit, i cili te kaperceje ligjet shqiptare dhe standardet e Bashkimit Europian.  

Top Channel