Basel, zjarr ne shtepine publike, nudo ne dritare…

16/03/2010 16:25

Momente frike por edhe humori ne nje shtepi publike ne Basel te Zvicres, e cila eshte perfshire nga flaket.

Nje i ri ka ngelur i bllokuar ne momentin qe flaket perpine ndertesen, duke dale plotesisht nudo ne dritaren e katit te katert. Apartamenti ne fjale njihet prej vitesh si nje qender per takimet seksuale, por te henen dicka nuk ka shkuar si duhet, pasi tymi pushtoi te gjitha dhomat.

Ndoshta nga frika apo nga nxitimi, i riu nuk e gjeti dot kohen per te veshur dicka dhe mes krenarise e jetes, ai zgjodhi kete te dyten, duke dale ne parmakun e dritares pa asnje rrobe ne trup.

“Vura re tym dhe nje njeri qe donte te hidhej nga dritarja”, shprehet nje deshmitar. Njeriu ende misterioz u shpetua nga forcat e zjarrefikeses dhe u transportua ne spital per disa djegie te lehta, ndersa apartamenti u shkaterrua plotesisht nga flaket.   

FOTO GALERI
1/2
Flaket krijojne nje situiate komike

Top Channel