Zhduket femija, po luante ne breg te lumit

15/03/2010 08:35

Festa e Dites se Veres nuk ka kaluar pa probleme per policine e kryeqytetit, pasi gjate dites i eshte dashur te perballet me dhjete femije te zhdukur.

Rasti me i rende ka te beje me nje femije dy vjec e gjysme, i cili eshte zhdukur ne Babrru, prane lumit. Denoncimi per zhdukjen e tij, qe dyshohet se mund te jete mbytur edhe ne lume, eshte bere nga Hasan Kazanxhiu, i cili ka deklaruar se ai ka qene duke luajtur dhe nuk e ka pare me.

Sipas te dhenave, zhdukja e tij eshte bere rreth ores 10:00 paradite, por qe nuk perjashtohen mundesite qe kjo mund te kete ndodhur edhe per shkak te nje konflikti mes Kazanxhiut dhe se shoqes. Policia tha se i ati i te miturit ka deklaruar se femija ishte i veshur me bluze dhe tuta blu dhe cizme. Ai ka qene duke luajtur prane bregut te lumit, kur nuk eshte pare me.

Per kete ka njoftuar policine, duke kerkuar ndihme per gjetjen e tij, me friken se mund te kete rene ne lume. Nga ana tjeter, policia ka zbuluar se rreth nje jave me pare, Kazanxhiu ka pasur nje konflikt me te shoqen. Ne keto kushte, vjehrri, babai i nuses ka marre me vete ne banesen e tij, te bijen dhe nipin.

Me vone, Kazanxhiu e ka marre serish te birin dhe e ka cuar ne banese. Keshtu kane lindur dyshimet se femija edhe mund te jete rrembyer, por nuk perjashtohen edhe pista te tjera. Megjithate, Komisariati nr. 5 po punon ne te gjitha pistat per dokumentimin e ngjarjes dhe gjetjen sa me te shpejte te femijes. Deri ne oret e vona te mbremjes nuk ka pasur asnje konfirmim per gjetjen e tij.

Nderkaq, dje jane zhdukur edhe dhjete femije te tjere, teksa festonin ne bulevardin kryesor te Tiranes. Prinderit kerkonin ndihmen e policise, e cila ndodhej prane tyre per shkak te masave te marra dhe brenda nje kohe te shkurter i gjenin serish. Pothuajse gjate gjithe dites kane ndodhur zhdukje te tilla, por qe jane mbyllur pa probleme, vec rastit te Babrruse, ku nese nuk eshte gjetur brenda nates, kerkimet do te vijojne edhe sot.

Top Channel