SHISH, shtyhet shqyrtimi i ligjit

15/03/2010 15:30

Komisioni parlamentar i Sigurise Kombetare shtyu diskutimin e projektligjit te SHISH. Ne fillim te seances u lejuan mediat, me pas diskutimet vijuan me dyer te mbyllura.

Ne seance mori pjese edhe drejtori aktual i SHISH, Bahri Shaqiri. Ndaj projektit qe kaloi ne Komisionin e Ligjeve u shpreh kunder ambasadori amerikan ne Tirane John Withers, i cili i kujtoi qeverise se si vend anetar i NATO-s, ka detyrime ndaj aleances.
Zoti Withers theksoi se per projektligjin mund te asistojne edhe eksperte nderkombetare.

Kurse Partia Socialiste, nepermjet kryetarit te saj Edi Rama, u shpreh se nuk do te lejoje miratimin e ligjit nga parlamenti. Duke iu pergjigjur Edi Rames, zedhenesja e Partise Demokratike iu pergjigj indirekt edhe ambasadorit Withers, duke thene se ligji eshte konform standarteve te NATO-s.

Por pikerisht diten qe ligji duhet te kalonte edhe ne Komisionin e Sigurise Kombetare, qe sipas projektit te ri eshte komisionin parlamentar pergjegjes per punen e SHISH-it, u vendos qe projektligji i ri te shqyrtohet neser nen per nen.

Top Channel