SHISH, Komisioni i Sigurise diskuton ndryshimet

15/03/2010 22:00

Komisioni i Sigurise Kombetare organizoi nje senace degjimore per ndryshimet ne projektligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit.

Ne seance deputetet degjuan hartuesit e ketij projektligji, perfaqesuesit e Keshillit te Ministrave, si dhe te Sherbimit Informativ Shteteror, nepermjet drejtorit te ketij institucioni.

Njoftimi i Kuvendit thote se, “oratoret thane se ndryshimet behen te nevojshme per shkak te sfidave me te cilat perballet SHISH, qofte ne nivel lokal, qofte ne ate global, per mbrojtjen e sigurise kombetare”.

“Duke u mbeshtetur ne pervojen e sotme te vendeve anetare te NATO-s dhe BE-se, keto ndryshime respektojne standartet demokratike dhe rrisin transparencen e ketij institucioni ndaj publikut, duke ftuar, per here te pare, edhe opoziten te jape mendimin e vet per emerimin e drejtorit te SHISH”, thuhet me tej ne njoftimin e Kuvendit.

Opozita nuk mori pjese ne mbledhjen e sotme. Ne seancen degjimore ishin edhe eksperte nga institucionet nderkombetare, perfaqesues te misionit OBDAT, si dhe perfaqesues te misionit EURALIUS te Bashkimit Evropian.

Komisioni i Sigurise Kombetare vendsi qe neser, ne oren 10 te diskutoje projektligjin nen per nen dhe te marre vendimin perkates.

Top Channel