SHBA, qeni gelltit diamantin 15 mije euro

15/03/2010 18:00

Nje qen ka gelltitur nje diamant me nje vlere prej 15 mije eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne nje argjendari ne Maryland te SHBA-ve, ne kohen qe shitesi po i tregonte gurin e cmuar nje klienti te interesuar.

Diamanti pa dashje ka rene ne toke dhe qeni i te zotit te dyqanit nuk e ka menduar dy here duke e gelltitur gurin e cmuar.

Menjehere argjendari ka thirrur veterinerin i cili ka keshilluar qe te lihej qe “natyra te bente punen e vete”.

Pas tre ditesh duke shetitur qenin ne park, me ne fund diamanti eshte kthyer ne vitrinen e dyqanit.

Top Channel