Privatizimi i “Albpetrol”, rrezohen 6 oferta

15/03/2010 08:00

Pak dite me pare, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, permes keshillit mbikeqyres te kompanise, hodhi hipotezen e kalimit te “Albpetrol”-it te privati, permes koncesionit, duke ndryshuar planin e meparshem te privatizimit.

Duket se tenderi i anuluar nga Agjencia e Burimeve Natyrore ndikoi ne ndryshimin e skenareve. Gazeta “Shqip” meson permes nje dokumenti zyrtar te Avokatit te Prokurimeve, se ne tenderin e dates 11 shkurt 2010 kishin marre pjese gjashte kompani, qe interesoheshin te kryenin sherbimin e konsulences per privatizimin e “Albpetrol”-it, kundrejt shumes 300 mije dollare.

Por asnjera nga firmat nuk rezulton me oferte te rregullt, duke e detyruar agjencine te anulonte tenderin. Ceshtja ne fjale terheq vemendjen e Avokatit te Prokurimeve, i cili eshte ne varesi te Kryeministrit, duke i kerkuar Ministrise se Ekonomise te jape shpjegime rreth anulimit te 6 ofertave.

Privatizimi ose dhenia me koncesion e “Albpetrol”-it eshte kthyer ne sfiden e vitit per qeverine shqiptare, si i vetmi aset strategjik i mbetur pa u shitur. Nderkaq, ministria jep garancine se procesi do te mbyllet me sukses brenda vitit, pasi interesimi per kompanine eshte i madh.

Tenderi per te perzgjedhur konsulentin e huaj per privatizimin e “Albetrol” eshte ndjekur edhe nga Avokati i Prokurimeve, sipas te cilit jane kerkuar informacione shtese rreth shkaqeve qe cuan ne deshtimin e procedurave. Sipas informacionit te derguar nga autoriteti kontraktor (Agjencia e Burimeve Natyrore), rezulton se ne proceduren e prokurimit shprehen interesin gjashte operatore ekonomike, duke derguar dokumentacionin perkates ne menyre elektronike.

 “Komisioni i Vleresimit te Ofertave ka shqyrtuar dokumentacionin e konkurrenteve dhe ka konkluduar se asnje nga operatoret ekonomike nuk ka plotesuar kriteret kualifikuese te dokumenteve te tenderit, prandaj ne kushtet e mungeses se konkurrences, ka marre vendimin per anulimin e procedures se prokurimit”, shpjegon Ministria e Tregtise dhe Energjetikes.

Me tej, ministria deklaron se midis mangesive te tjera “eshte konsideruar mospermbushje e kritereve kualifikuese fakti qe shoqerite e huaja kane paraqitur dokumente pa vulen apostile”, nderkohe qe sipas Avokatit te Prokurimeve “nje gje e tille nuk eshte e cilesuar si kerkese ne dokumentet e tenderit”. Gjithashtu eshte konsideruar mospermbushje e kritereve kualifikuese fakti se disa dokumente nuk ishin origjinale apo fotokopje te noteruara. Por edhe kete pike AvP e kundershton, me sqarimin se “ne formatin elektronik dokumentet mund te jene skanuar pa ngjyra apo shpesh here nuk dallohet qarte noterimi, prandaj autoriteti kontraktor duhet te kerkoje sqarime nga ofertuesit perpara se t’i refuzoje ofertat”.

Duke u bazuar nga cfare kishte ndodhur ne tender, institucioni i Avokatit te Prokurimeve i rekomandon Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, “te analizoje me pergjegjesi shkaqet e anulimit te tenderit, me qellim qe ne rihapjen e procedures se prokurimit dokumentet e tenderit te hartohen me kritere te qarta kualifikuese, duke sqaruar posacerisht menyren e noterimit dhe te vendosjes se vulave apostile ne dokumentet e konkurrenteve te huaj, per te siguruar pjesemarrje te gjere te ofertuesve te specializuar ne fushen e konsulences per privatizimet”.  

Top Channel