Korce, cifti tenton vetevrasjen me helm

15/03/2010 08:40

Tentativa e vetevrasjes se nje cifti te rinjsh eshte mbuluar me mister.

Kane zgjedhur helmin per t’i dhene fund jetes, por pas kane lene shume pikepyetje per shkaqet qe i kane cuar drejt aktit te veteflijimit. Ngjarja tronditese ka ndodhur ne fshatin Maliq, kur A.M., 28 vjec dhe 34-vjecarja E.B., kane tentuar t’i japin fund jetes duke pire bar miu.

Cifti eshte gjetur ne gjendje te rende shendetesore nga te afermit e djalit, te cilet i kane transportuar me urgjence per ne spitalin rajonal te qytetit te Korces, ku ende jane duke luftuar me vdekjen.

A.M., 28 vjec, nga fshati Maliq, prej nje viti bashkejetonte me 34-vjecaren E.B., nga fshati Grabovice i Pogradecit. Fillimisht lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga familjaret e djalit. Ai ishte 6 vjet me i vogel se gruaja me te cilen ishte lidhur dhe kjo nuk eshte pertypur kollaj nga familjaret e ciftit.

Ne fshat banoret thone se nuk kane pasur dijeni per faktin se te rinjte nuk ishin te martuar, madje per shkak se ata jetonin bashke prej kohesh, te gjithe kane menduar se dy te rinjte kane kryer nje martese me pare. Sipas te afermve te 28-vjecarit, kohet e fundit mes ciftit kishte pasur nje grindje per motive xhelozie, nderkohe qe tensionet mes tyre jane shtuar kur 28-vjecari ka mesuar se 34-vjecarja nga martesa e pare kishte dy femije.

Sipas te dhenave, E.B., kur eshte lidhur me djalin, nuk i ka treguar atij te verteten per martesen e pare dhe faktin se me ish-bashkeshortin kishte dy femije: nje djale dhe nje vajze. Policia dyshon se kjo situate mund te kete qene burim tensioni mes ciftit, per faktin se 34-vjecarja duhet te merrte kujdestarine e te birit, qe kishte nga martesa e pare. Prej pak kohesh djali i 34-vjecares jetonte me ciftin e ri qe kishin krijuar nje bashkejetese te qete deri ne momentin kur jane shfaqur femijet.

Policia eshte njoftuar menjehere per ngjarjen dhe sipas grupit hetimor ka qene nje zhurme qe ka terhequr te afermit drejt dhomes ku jetonte cifti. Nga deklarimet e te afermve, mesohet se cifti eshte gjetur nga babai i djalit, i cili kur ka hyre ne dhomen e ciftit, i ka gjetur ne gjendje te rende. Ai ka pyetur te birin se cfare kishte ndodhur dhe djali ka mundur t’i thote vetem se kishin pire bar miu dhe ka humbur ndjenjat. Te afermit jane perpjekur qe fillimisht t’u vijne ne ndihme, por ndersa kane pare gjendjen e rende shendetesore, i jane drejtuar spitalit.

Cifti nuk ka lene asnje shenim apo leter ku te shpjegoje motivin qe e ka shtyre drejt veteflijimit. Sipas te dhenave nga grupi hetimor, nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur dy filxhane kafeje me mbetje kafeje te perziere me bar miu. Nga hetimet e para policia ka mesuar se 34-vjecarja kishte qene e martuar me pare dhe nga martesa e saj kishte dy femije. Burimet e policise sqarojne se motivi mund te lidhet me faktin se cifti duhet te perballonte edhe presionin e prinderve, pasi kane marre vesh se E.B., kishte edhe femije, gje qe ajo e mbante te fshehte.

Por deri me tani nuk ka nje version te qarte per shkakun qe e ka detyruar ciftin t’i jape fund jetes, pasi policia nuk ka mundur te marre ne pyetje ndonje nga dy te demtuarit per shkak te gjendjes kritike per jeten. Burimet policore thone se asnje nga dy te vetehelmuarit nuk reagon, pavaresisht nga nderhyrja mjekesore dhe kjo e ka bere te pamundur plotesimin e hetimit per kete ngjarje dhe zbardhjen e rrethanave te verteta.

Dy te vetehelmuarit ndodhen ne spitalin e Korces ne gjendje te rende dhe ne rrezik per jeten dhe po trajtohen intensivisht ne repartin e reanimacionit. Ky i fundit kishte hyre ne dhomen e ciftit dhe ndersa ka pare ne gjendje jo te mire djalin, e ka pyetur se cfare kishte.

 

Top Channel