KNI shqyrton 9 kapituj te tjere te pyetesorit

15/03/2010 14:05

Ne mbledhjen e sotme Komiteti Nderministror i Integrimit shqyrtoi edhe 9 kapituj te tjere te pyetesorit te Komisionit Europian.

Numri total i pergjigjeve te perfunduara ka arritur ne 30. Mbeten ende edhe 5 pyetje, qe pyetesori te perfundoje teresisht dhe t’i dergohet Komisionit ne Bruksel.

30 kapitujt e pefunduar deri tani, permbajne ne total 1669 pergjigje. Nga 9 kapitujt e kaluar sot ne mbledhjen e Komitetit nderministror, 8 prej tyre u koordinuan nga Ministria e Ekonomise dhe e Energjitikes, duke pasur keshtu me shume kapituj se cdo ministri tjeter.

Nje kapitull u koordinua nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe e Shanseve te Barabarta.

Ne kapitujt e miratuar sot ne mbledhjen e komitetit nderministror te integrimit binin ne sy kapituj te rendesishem “Levizja e lire e Mallrave”, “Energjia”, “Mbrojta e konsumatorit” dhe “Marredheniet me jashte”. Qeveria eshte zotuar se deri ne fund te marsit administrata shqiptare do t’i jete pergjigjur te tera pyetjeve qe permban pyetesori i Komisionit europian.

Ky pyetesor dhe pergjigjet e tij jane te nevojshem per dhenien ose jo te statusit te vendit kandidatit per Shqiperine, ne integrimin ne Bashkimin europian.

Top Channel