Kine, 26 kafshe ngordhen ne kopshtin zoologjik

15/03/2010 14:05

Eshte 26 numri i kafsheve te ngordhura gjate muajit janar ne kopshtin zoologjik te “Shenyang Forest Wild” ne provincen e Lianing ne verilindje te Kines.

Eshte i njejti kopsht zoologjik ku gjate muajve te fundit kane ngordhur 11 tigra siberiane, nje prej specieve me te rrezikuara ne planet. Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve Nuova Cina, sipas se ciles, kafshet e ngordhura jane 4 tigra dhe 22 lloje te ndryshme, mes te cileve nje ari, nje luan afrikan, nje struc dhe nje kale mongol.

Ekspertet kane nisur hetimet, por shkaqet e ngordhjes masive nuk dihen ende.

Top Channel