Itali, arrestohen 16 persona, disa prej tyre, shqiptare

15/03/2010 09:00

Karabinieret ne Itali kane vene ne pranga 16 persona, pjesetare te nje bande droge te perbere nga shqiptare dhe italiane.

Sipas te dhenave nga forcat e rendit, nuk behet fjale thjesht per disa shperndares, por per nje bande te vertete qe vepronte ne zonen e Katanias. Ata akuzohen gjithashtu edhe per mashtrim dhe vjedhje me arme.

Banda furnizohej me droge nga jugu per te shoerndare me pas ne Foggia dhe Milano, Emrat e te ndaluarve nga policia e vendit fqinje, nuk jane publikuar ende.

Top Channel