Itali, 2009-ta, vit rekord per sinjalizim “UFO”-sh

15/03/2010 09:25

2009-ta konsiderohet si viti me sinjalizimet me te medha ne Itali per objektet e paidentifikuara te para ne qiell.

Reparti i Sigurise ka marre 12 sinjalizime, 3 me shume se ne vitin 2008. Objekti me i vecante eshte ai i pare ne 25 janar 2009 ne Tenna te Trentinos, ndersa ne 6 mars u sinjalizua nje tjeter objekt misterioz ne San Benedetto Val di Sambro ne Bologna.

Nje UFO me forme te gjate, i ngjashem me nje rreze drite u sinjalizua ne 12 qershor ne Bari dhe nje dite me pas e njejta gje ka ndodhur ne Milano. Korriku i perket qytetit te Napolit ku ne daten 30 eshte sinjalizuar nje objekt me forme sferike, ndersa ne 19 gusht nje gje te tille e kane bere deshmitaret ne Toscana.

Pavaresisht ketyre rasteve dhe shume te tjere te sinjalizuar gjate viteve te shkuara, asnjehere auitoritetet nuk kane mundur te japin nje pergjigje te sakte per objektet e paidentifikuara qe shkelin shpesh here edhe ne qiejt e Italise fqinje.  

Top Channel