Gerdeci, ngjarja qe dy vjet me pare tronditi vendin

15/03/2010 20:05

15 mars 2008. Ora rreth 12.00, e shtune, nje shperthim i fuqishem ne Gerdec tronditi jo vetem kete fshat, por te gjithe Tiranen dhe me 26 viktimat e tij do te shenonte nje ngjarje te rende qe vazhdon te trondise ende vendin sa here qe kujtohet.

Momente tmerri per kedo qe u gjend ne fshat dhe shok per ata qe ne ato momente kalonin ne autostrade ne drejtim te Durresit dhe anasjelltas, automjetet e te cileve u demtuan nga fuqia shperthyese, por pa kuptuar se cfare u ndodhi.

Te paret deshmitare qe treguan dhe shuan kureshtjen se c’kishte ndodhur realisht ishin vete banoret e fshatit dhe punetoret e asaj fabrike famekeqe, te cilet te gjakosur, te shokuar iknin pa ditur se nga dhe ku.

Nuk dinin ku kishin pjesetare te tjere te familjes, te cilet i kishin lene ne shtepi, por qe tashme nuk shikohej gje tjeter vecse tym.

Ne vetem ne pak kohe, pamjet percollen direkt ate cfare rafshoi Gerdecin dhe qe do te prishte per shume kohe qetesine e politikes ne Tirane.

Lidhjet direkte ne terren dhe studio nuk transmetonin gje tjeter vecse tmerrin e asaj dite qe nuk ndryshonin aspak me luften ne Afganistan, ku shkonin per t’u shitur nje pjese e fishekeve te Gerdecit.

Vetem ata, punetoret, e dinin se cfare kishte ndodhur ne te vertete atje, ku shume vone u zbardh se ishte nje fabrike demontimi e cila pervec tymit, shperthimin e pati me vone kur u mesua se aty shfrytezoheshin femije, gra e burra, qe deri ne 15 mars nuk kishin treguar se punonin me predha pa asnje lloj kushti sigurie.

Sot u mbushen dy vjet nga tragjedia e cila tronditi vendin. Gerdeci ishte vetem zbulimi i pare i nje afere te dyshimte, qe solli me pas zbulimin e skandalit me demontimin e perdhave, trafikun e fishekeve, shitjen e barutit dhe metalit per skrap.

Gjithcka, me shume pak shpenzime dhe asnje kusht sigurie, thuajse jashte cdo kontrolli shteteror. Ne gjykaten shqiptare ende vazhdon kalvari i seancave gjyqesore, qe deri me tani nuk kane nxjerre asnje fajtor.

Akuza jane ngritur edhe ndaj ministrit te Mbrojtjes te asaj kohe, Fatmir Mediu dhe zyrtareve te larte te ushtrise, por tashme ish-ministri nuk eshte pjese e gjykimit, pasi Gjykata e Larte pushoi hetimin ndaj tij dhe zgjedhjet e 28 qershorit i kthyen imunitetin.

Te gjithe te akuzuarit e tjere, perfshire drejtuesit e punishtes se Gerdecit, drejtorin e Meico-s dhe gjeneralet e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise ndodhen te akuzuar ne gjykaten e shkalles se pare ne Tirane.

Top Channel