Australi, kuajt shkaterrojne parkun, do te vriten

15/03/2010 13:35

Shkaterrimi qe po i bejne natyres kuajt e eger ne Australi, do t’u kushtoje atyre jeten. Skuadra te stervitura qitesish do t’i ekzekutojne kuajt me nga nje plumb ne zemer dhe ne koke.

Kete e ben te ditur ministri i Mjedisit ne Queensland, Kate Jones, sipas te cilit, kuajt po shkaterrojne ekosistemin e parkut kombetar. Kjo deklarate ka ngjallur reagimin e menjehershem te animalisteve. Parku i Carnarvon ndodhet 450 km larg brekut verilindor te Australise dhe sipas eksperteve, ekosistemet e brishta jane shkaterruar nga kafshet e ndryshme, perfshire ketu edhe kuajt e eger.

Forcat speciale do qellojne nga helikopteri per tre dite rresht, ndersa inspektoret do mbajne nen kontroll numrin e nevojshem te kuajve. Inisiativa te tilla jane ndermarre ne vitet 2007 dhe 2008 ku ne kete zone u vrane me shume se 6300 kuaj.  

Top Channel