Skandal ne New York, taksite vjedhin pasagjeret

14/03/2010 13:20

Qyteti me i pasur ne bote, New York eshte perfshire nga nje skandal me permasa te medha qe prek drejteperdrejte xhepat e qytetareve dhe turisteve.

Per te pakten dy vjet, nje numer i madh taksish kane trukuar taksimetrat, duke rritur ne menyre fiktive cmimin e biletes per pasagjeret. Vlera e vjedhjes arrin deri ne 8 milione dollare.

Kete e ben te ditur komisioni i taksive dhe limuzinave. 3 mije ka qene numri i taksisteve qe per te pakten 100 hre secili kane mashtruar pasagjeret.

Hetimet nise vitin e shkuar kur njetaksist u zbulua ne lagjen Brooklyn.  Wasim Khalid Cheema kishte vjedhur 547 pasagjere ne harku kohor te nje muaji.

Top Channel