Vrasja ne Shkoder, kerkime per autoret

13/03/2010 15:50

Disa ore pas vrasjes se ish-efektivit te policise dhe biznesmenit Astrit Meshnuni, i cili u ekzekutua me nje bresheri plumbash automatiku prane baneses se tij ne sy te gruas dhe femijeve, policia e Shkodres ka shoqeruar ne polici gjate gjithe nates se mbremshme 25 persona.

Personat e shoqeruar sipas policise jane te njohur te afert te viktimes te cilet mund te kene dijeni  per ndonje konflikt qe viktima mund te kete pasur, gjithashtu sipas policise pjese e personave te shoqerua jane dhe disa individe qe njihen si kontigjent krimi ne qytet.
 
Nderkohe gjate 24 oreve te fundit policia e Shkodres ka bere disa kerkime intensive perqendruar kryesisht ne periferi te qytetit ne afersi te kodrave te Tepeve nga dhe ku ishte marre sinjalizim se ne ate drejtim ishin larguar autoret. Pervec forcave te shumta te policise ne aksion policia ka vepruar duke perdorur dhe qente gjurmues.
 
Ne te njejten kohe agjentet e policise kriminale kane intervistuar dhe gruan e biznesmenit e cila ka qene deshmitare okulare ne vendin e ngjarjes, por per arsye hetime nuk jepet asnje detaj ne lidhje me ate cfare ka pohuar bashkeshortja e biznesmenit para agjenteve te policise.
 
Ndekohe  ne drejtorin epolicis qarkut shkoder eshte ngritur nje grup i vecante pune  qe po merret me ngjarjen, me agjente dhe ekspertet me te mire te policise, veprimet  per zbardhjen e ngjarjes po drejtohen nga vete drejtori i policis qarkut Shkoder ne bashkepunim me Prokurorine e Shkodres. Sipas policise jane ngritur disa pista hetimi por ende nuk ka prova te mjaftueshme per t’u ndalur tek ndonje piste e vecante e per me teper ne autoret e ngjarjes.
 
Sipas burimeve policore hetimet jane perqendruar kryesisht ne te kaluaren e biznesmenit, ku dyshohet per ndonje konflikt te vjeter qe mund te kete te beje me ceshtje pronesie. Megjithate sipas policis eshte ende heret per te saktesuar ne lidhje me motivet gjithcka eshte duke u hetuar ne detaje.
 
Burime konfidenciale pohuan per Top Channel se te vetmet detaje kryesore per ngjarjen eshte fakti se biznesmeni eshte qelluar nga nje person i vetem pa maske, pershkrimi fizik i te cilit mbahet sekert dhe pas ngjarjes auotori eshte larguar ne kembe ne drejtim te periferise nga kodrat e Tepes.
 
Policia ka  ndertuar dhe nje skeme te ngjarjes autori i ka zene prite biznesmenit tek dera e shtepise eshte afruar me automatik kallashnikov ne dore duke i kerkuar biznesmenit te zbrese nga makina ne momentin qe ndodhej fare prane banese. Ne kete kohe mes viktime dhe autorit jane shkembyer disa fjale dhe autori ne fillim ka qelluar me dy plumba biznesmenin dhe me pas ka derdhur mbi te nje bresheri plumbash ku kane qene prezent gruaja dhe dy femijet.
 
Fakti qe viktima te pakten vitet e fundit nuk dihet te kete pasur ndonje konflikt dhe i eshte zene prite  ne momentin e ekzekutim per policine kjo do thot se pervec se kemi te bejme me ndonje  konflikt te vjeter por ne vrasje mund te kene qene te perfshire me shume se dy persona  te cilet kane ruajtur levizjet e biznesmenit duke mbajtur kontakte telefonike me autorin qe i ka zene prite. Per policin nuk perjashtohet mundesia qe vrasja te kete qene dhe e porositur.
 
Nderkohe sot pasdite do zhvillohet dhe ceremonia mortore ku viktima do te percillet per ne banesen e fundit, te aferm dhe  miq te shumte kane qene sot ne banesen e biznesmenit ku kane ngushelluar familjen per tragjedine e ndodhur.
 
Astrit Meshnuni  41 vjec babai i tre femijve njihej ne shkoder si biznesmen kryesisht ne fushen e ndertimeve.Ne fillim ne vitet 1994-97 ai ka punuar si efektiv i drejtorise se policise qarkut Shkoder dhe merrej kryesisht me pregatitjen fizike te policeve.Me pas ai u fut biznesit ne ndertime, ai ishte pronar i nje nje kompleksi tregtar dy katesh prej 80 dyqanesh ne hyrje te Shkodres prane ures se Bunes qe njihet me emrin “Bexhisteni”.

Top Channel