Studimi: Kontraceptive falas, reduktohen abortet

13/03/2010 12:40

Nje studim i realizuar ne dy qytete norvegjeze te shkencetareve te Sintef, ka rezultuar se furnizimi falas me pilulen kontraceptive, redukton 50 perqind nivelin e aborteve.

Kerkuesit furnizuan me kontraceptive gratis 3500 gra nga 20 ne 24 vjec. Testi u krye ne qytetet Tromsoe dhe Hamar, te perzgjedhura nga Ministria Norvegjeze e Shendetesise.

Gjithesesi perdorimi i kontraceptiveve nuk eshte zgjidhja finale, por thjesht tregoi se kur te tilla medikamente jepen falas, reduktimi i aborteve eshte me efikas.

Top Channel