Shkoder, vrasja e biznesmenit trondit qytetin

13/03/2010 09:20

Nje ngjarje e rende ka tronditur qytetin e Shkodres kur nje biznesmen, Astrit Meshnuni 38 vjec, eshte qelluar per vdekje ne sy te gruas dhe femijve, prane baneses se tij. (UPDATE)

Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 21.15 ne lagjen “Perash, prane shkolles 9 vjecare “Ali Lacaj”.

Viktima ndodhej i shoqeruar ne makine me gruan dhe femijet dhe vetem pak metra larg baneses persona te armatosur me automatik, qe dyshohet te kene qene te maskuar, kane zbritur nga makina biznesmenin dhe me pas e kane qelluar me nje bresheri plumbash.

Biznesmeni eshte derguar menjehere nga komshinjte ne spital, por per shkak te plageve te marra ka nderruar jete pak minuta  me vone.

Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te policise, qe kane nisur nje aksion te gjere ne krehjen e zones, te ndihmuara dhe nga qente e kufirit.

Ne vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar 8 gezhoja automatiku ne cilsine e proves materiale. Per policine ende nuk ka asnje motiv apo te dyshuar per ngjarjen.

Astrit Meshnuni njihej ne Shkoder si nje biznesmen ne fushen e ndertimeve dhe ishte pronar i nje kompleksi dyqanesh ne hyrje te qytetit, qe njihet me emrin Bixhisteni.

Brenda nje jave Shkodra eshte tronditur nga dy vrasje dhe nje vendosje eksplozivi ne banesen e nje avokati.

Top Channel