“SHISH”, Rama: Nuk do te lejojme miratimin e ligjit

13/03/2010 15:00

Gjate turit te tij ne Korce, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se nuk do te lejoje kuvendin te miratoje  ndryshimet qe qeveria ka propozuar per ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror.

“Ne nuk do te lejojme kuvendin ta miratoje kete ligj.Kaq mund t’ju them tani”, u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh se i bashkohet qendrimit te ambasadorit amerikan ne Shqiperi, John Withers  sipas te cilit keto ndryshime e cojne Shqiperine ne rruge te gabuar.

I pyetur me cfare mjetesh do te ndalohet miratimi i ligjit ne parlament, Edi Rama nuk dha detaje.

“Ne kushtet kur kerkohet te miratohet nje ligj qe cenon interesin publik te shoqerise, cenon interesin kombetar te ketij vendi ne marredhenie me partneret e medhenj atehere cdokujt  i lind e drejta qe ta bllokoje kete cenim dhe kercenim te hapur me cdo mjet”, u shpreh Rama.

Paralelisht me kete ceshtje te re, opozites i duhet te perballet me mazhorancen edhe per ceshtjen tjeter, ate te zgjedhjeve, qe sipas Edi Rames nuk mund te mbyllet pa hapjen e kutive. Dhe persa i perket dates 18,  kur do te diskutohet ne parlament nisma e socialisteve per hetimin e zgjedhjeve dhe per te cilen Bashkimi Europian kerkon konsensus mes paleve, socialistet presin leshime nga qeveria.

“Mbetemi me shprese se pala tjeter do te reflektoje edhe ne funksion te kerkeses se hapur tanime te partnereve tane nderkombetare per te gjetur zgjidhje perpara dates 18 marsit. I takon zotit Berisha te jape zgjidhjen, pasi opozita ka dhene gjithcka ka patur ne dore”, u shpreh Rama.

Gjate bashkebisedimit me gazetaret ne Korce, Edi Rama, qartesoi edhe nje dimension tjeter te nismes se ligjore te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve, ate te venies para drejtesise te kujtdo qe, sic, u shpreh ai, ben biznes me voten e qytetareve.

“Pra, ne duam qe parlamenti shqiptar te kthehet ne nje fuqi qe garanton lirine dhe ndershmerine e  zgjedhjeve, ne nje vend ku, per shkak te varferise ne zona te veshtira, shitet e drejta e te qenit ne komision per te bere biznes me votat ne kuti. Kjo nuk mund te ndryshoje, nese nuk ndryshon marredhenia e cdo komisioneri me ligjin”,  

Duke bere te qarte se opozita nuk zmbrapset nga kerkesa per hapjen e kutive, kryesocialisti Rama, theksoi prerazi hapin tjeter te opozites.

“Po padyshim qe ne do te perdorim te gjitha rruget dhe vala e protestave qe do te ngreme, nuk do te ndalet, derisa te realizojme qellimin tone”, theksoi  Rama.

Top Channel