Shfaqet luftetari enigmatik

13/03/2010 21:05

Nje skulptor i panjohur ka punuar per te realizuar kete shtatore te nje luftetari mesjetar, te cilen e ka vendosur ne nje nga ambjentet e kalase se Lezhes.

Askush nuk e di se kush eshte autori dhe arsyet se perse e ka vendosur ate punim ne kete vend.

Shtatorja peshon 2 tone dhe sipas banoreve te zones eshte vendosur gjate nje pasditeje nga nje mjet me vinc.

As specialistet e monumenteve qe kujdesen per kalane e Lezhes, nuk japin dot nje pergjigje.

Shtatorja ka pesuar disa demtime gjate vendosjes se saj ne kete pike, ndersa specialisti i monumenteve beson se autori i saj nje dite do te restauroje pjeset e demtuara.

Top Channel