Ngrijne tatimet, nuk ka rritje te te ardhurave

13/03/2010 15:35

Rreziku me i madh per ekonomine shqiptare ne vitin 2010 eshte paralajmeruar qendrueshmeria e buxhetit dhe financave te qeverise, qe po kalojne periudhen  me te veshtire te viteve te fundit.

Ne nje interviste per Top Channel, drejtori i Pergjithshem i Tatimeve,  Artur Papajani tregon se te ardhurat fiskale gjate kesaj periudhe nuk jane rritur edhe krahasuar me te njejtin vit me pare, kur kriza nderkombetare hyri ne pikun e saj.

Vec ngadalesimit te aktivitetit ekonomik renia e te ardhurave eshte e lidhur edhe me uljen e investimeve publike, por edhe veshtiresite financiare te disa tatimpaguesve te medhenj, kryesisht shoqeri publike

“Do te ishin shume te larta, ne rast se dy-tre tatimpagues potencial do te kishin qene korrekte dhe do te kishin shlqyer ne kohe detyrimet”, u shpreh Papajani.

Te dhenat zyrtare tregojne se edhe ne dogana te ardhurat e mbledhura per janarin ishin rreth 9 per qind me te uleta nga plani duke paralajmeruar se kete vit qeverise do t’i duhet t’i beje mire llogarite e buxhetit, per te evituar nje krize te financave publike.

Top Channel