Deklarata personale, ekspertet kane dyshime

13/03/2010 09:05

Identifikimi i te ardhurave dhe shpenzimeve te çdo individi permes deklarates personale ka shkaktuar debat mes eksperteve te sistemit fiskal.

Projekti me i ri i qeverise eshte lançuar ne fillim te kesaj jave nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ftoi qytetaret qe t’i ruajne faturat e shpenzimeve te kryera, ne menyre qe ne fund te vitit te llogaritet masa reale qe kane paguar dhe te perfitojne rimbursim sipas rastit.

Por ekspertet e fushes se taksave mendojne se administrata tatimore nuk i ka ende kapacitetet e duhura per te administruar morine e faturave te individeve.

Agim Binaj, kontabel i miratuar, ish-anetar ne Komisionin e Apelimit te Ministrise se Financave, shpjegon per “Shqip” avantazhet qe sjell deklarimi i te ardhurave personale, bashkangjitur me shpenzimet, duke ruajtur ato fatura qe qeveria do t’i miratoje me vendim te posaçem.

“Ne radhe te pare, qeveria duhet te vendose nje kufi te te ardhurave per individet, ose nje lloj ndarje mes ‘te pasurve’ dhe ‘te varferve’, ne menyre qe te mbrohen shtresat sociale. Tjeter fakt qe duhet sqaruar eshte se kush do te futet te shpenzimet e zbritshme, pasi mbi bazen e ketij totali do te llogaritet nese do paguhet ekstra apo do te rimbursohet”, thote Binaj.

Ndersa eksperti tjeter Xhavid Curri eshte me i drejtperdrejte kur thote se kufiri i te ardhurave do te vendose se kush paguan me teper e kush do paguaje me pak.

“Gjithsesi, gjykoj se eshte ende heret te marrim nje iniciative te tille, pasi administrata aktuale tatimore nuk i ka te gjitha kapacitetet e duhura. Pas kesaj reforme, tatimorit i duhet te administroje me qindra mijera fatura, gje qe e ben te pamundur realizimin ne kohe te procesit. Megjithate, e vleresoj reformen, e cila ka gjetur zbatim ne shume vende te zhvilluara ekonomike”, tha Curri.

Top Channel