PS: Padi INSTAT, manipulon shifrat

12/03/2010 16:00

Kriza ekonomike ka qene ne fokus te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, i cili ka paralajmeruar serish qeverine te heqe dore nga manipulimet me shifrat pasi kjo skeme sipas tij do te rendoje edhe me tej situaten. (UPDATE)

Sipas zotit Rama qeveria me paaftesine e saj ka zhytur vendin ne nje krize te thelle ekonomike qe po rendon cdo dite e me shume familjet shqipetare. Ne kete situate lideri i opozites paralajmeroi edhe ngritjen e nje padie penale ndaj INSTAT pikerisht per manipulimin e shifrave dhe falsifikimin e vazhdueshem te te dhenave te ekonomise.

“Sipas ketij instituti shteteror, qe eshte bere mashe e pushtetit politik ka disa muaj qe ushqimet jane shtrenjtuar 7 – 8 %, dhe ne i jemi referuar kesaj shifre, por nga thellimi ne kete aspekt, e verteta ne tregjet e pakices apo ne raportime te ndryshme te pavarura, si edhe kryqezimi i te dhenave tona, tregon se rritja e çmimeve te ushqimeve luhatet ne nivelet 15 – 30 %. Dhe kjo e ka renduar jashtezakonisht familjen shqiptare. Po ky Institut i Statistikave te percudnuara per te mbeshtetur qeverine raporton per inflacion ne nivelin 4.4 %. Kjo nuk eshte e vertete, sepse grupe te ndryshme mallrash, zyrtarisht, kane nje peshe specifike ne shporte, shume me te vogel se sa ne realitetin e buxheteve familjare mujore”, theksoi Rama.

Zoti Rama theksoi se qeveria nga njera ane trumbeton rritje rrogash e pensionesh pa thene se ne krahun tjeter ja rremben serisht qytetareve me cmimet e rritura te te gjithe produkteve nga ato ushqimore, tek energjia elektrike, tek taksat. Pa permendur tha kreu i PS-se zhvleftesimin e lekut qe ka sherbyer si nje takse e fshehte.

“E verteta eshte se nderkohe qe ligji dhe autoritetet shteterore flasin per rritje te çmimit te energjise elektrike ne nivelin 13.2 %, dhe jo per arsye teknike, apo defektesh ne shkrimin e faturave, ne shumice familjet shqiptare keta dy muaj kane marre faturat 30 % me te shtrenjta se 1 vit me pare. Kjo nuk eshte çeshtje tektnike, por eshte nje grabitje dhe kjo ndodh sepse qeveria s’di nga t’ia mbaje per te perballuar krizen ekonomike dhe arken troke te shtetit per shkak te shpenzimeve elektorale”, tha Rama.

Kryetari i Partise Socialiste theksoi se qeveria deshtoi edhe ne premtimet per hapjen e vendeve te reja te punes kur ne fakt situata sipas tij eshte dramatike dhe ne Shqiperi numerohen rreth 800.000 mije te papune. E me kete rast Rama permendi shifren zyrtare te qeverise per papunesine qe eshte 13 perqind
“Te besosh se papunesia eshte 13 % do te thote te besosh se vetem 1 ne çdo 8 shqiptar te rritur eshte i papune.Kjo eshte njesoj sikur ne nje pallat 5 – katesh me 3 hyrje ne kate, vetem dy kryefamilajre nuk kane pune, ndersa te gjithe te tjeret vaprojne çdo mengjes per ne pune. Te gjithe ne do te donin te ishte keshtu, por e verteta eshte krejt ndryshe.Themelet e stabilitetit te brishte social po gerryen perdite nga kriza dhe fshehja e saj. Nen kembet tona gropa e ekonomise po hapet perdite dhe tuneli i krizes ekonomike mund te kete fatin dramatik te tunelit te Kalimashit nese kjo qeveri nuk terhiqet nga politika e mashtrimit publik me shifrat e rreme, te dhenat e fallsifikuara dhe premtimet e pambajtshme”, tha Rama.

Top Channel