PS: Opozita, sinjale vullneti per bashkepunim

12/03/2010 15:20

Referuar afatit te caktuar nga Brukseli per t’i dhene fund krizes politike, Partia Socialiste deklaroi permes deputetes Vasilika Hysi se opozita i ka dhene te gjithe sinjalet e saj te vullnetit per te bashkepunuar me mazhorancen ne zgjidhjen e krizes.

“PS thekson edhe njehere se hyrja ne parlament, dorezimi i propozimit per ngritjen e komisionit hetimor me objekt hetimin e zgjedhjeve dhe pjesemarrja ne Komisionin e Ligjeve eshte vullneti me i mire per te gjetur nje zgjidhje te krizes. I bejme thirrje Partise Demokratike qe te bashkepunoje per te gjetur zgjidhjen e krizes”, u shpreh Hysi, duke kujtuar seancen plenare te 18 marsit.

Top Channel