Lushnje, krisma ne qender te qytetit

12/03/2010 10:00

Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Lushnjes. Nje grup te rinjsh pas nje sherri banal jane grindur mes tyre ne qender te qytetit.

Pas dhunes fizike, shtetasi Genc Shurdhi ka nxjerre nje arme zjarri, pistolete dhe ka qelluar mbi shtetasin Ristan Shurdhi duke e plagosur ate rende ne kembe.

Policia, e cila mberriti ne vendngjarje, nisi hetimet per zbardhjen e ceshtjes dhe ka shpallur ne kerkim dy autoret e kesaj plagosjeje, Genci Shurdhi dhe Mishel Veliu. Shtetasi i plagosur ndodhet ne spitalin e Lushnjes jashte rrezikut per jeten.

Top Channel