Korce, shperthen bombula e gazit, deme materiale

12/03/2010 15:10

Shperthimi i nje bombule gazi ne nje banese ne Korce ka shkaktuar djegien e ambienteve dhe ka vene ne rrezik disa dyqane dhe farmaci ne afersi te saj.

Vatra e zjarrit eshte lokalizuar ne nje dhome ku po gatuhej me gaz ne katin e pare te nje pallati ne Lagjen 16. Shperthimi i papritur i bombules ka cuar ne renien e zjarrit ndersa ne vendngjarje kane mberritur menjehere mjetet zjarrfikese qe kane bere te mundur fikjen e shpejte dhe shpetimin e mjediseve te tjera te rrezikuara.

Sipas policise demet kane qene materiale dhe nuk ka patur persona te demtuar pasi ne momentin e shperthimit familjaret nuk kane qene ne dhome.

Top Channel