Gjelberimi ne Kamez, bashkia mbjell peme

12/03/2010 13:35

Zonat periferike do te gjelberohen ashtu si dhe qendra e kryeqytetit. Ne segmentin nga kthesa e Kamzes deri ne Institut Bujqesor, bashkia e Tiranes ka mbjelle 395 peme.

Por ne fakt e gjithe zona administrohet nga komuna e Kasharit, e cila me lejet abuzive te ndertimit e ka mbipopulluar ate shume shpejt me pallate.

Ndersa rruga eshte asfaltuar dhe gjelberuar me fonde te bashkise se Tiranes, pasi sipas ndarjes administrative rruga i perket bashkise ndersa banoret taksat i derdhin per llogari te komunes

Bashkia e Tiranes synon te rrise permasen e hapesires se gjelber  ne kryeqytet  si dhe te nxise  nismat qytetare qe kane si qellim kontributin ndaj komunitetit. “Ne pak vite, tha Rama, ne do ta kthejme Tiranen e neserme me te gjelber e me te paster”.

Top Channel