Bulqize, minatoret kercenojne me proteste

12/03/2010 10:20

700 minatore ne minieren e nxjerrjes se kromit ne Bulqize kercenojne me nisjen e protestave te cilat do vijne duke u pershkallezuar.

Sipas sindikates se minatoreve, shkak per nisjen e protestave ne kete miniere eshte bere mungesa e dialogut dhe konfirmimit te kerkesave te minatoreve per uljen e moshes se pensionit dhe miratimin e statusit te minatorit, derguar autoriteteve me te larta shteterore.

“Dy jane kerkesat tona per qeverine, korrigjimi i moshes dhe vjetersise se daljes ne pension te minatoreve ne 50 vjec me 10 vite pune ne nentoke, dhe e dyta dhenia e statusit te minatorit”, ka deklaruar kryesindikalisti.

Eksperienca 62 vjecare e minieres se Bulqizes, thone inxhiniere e specialiste te kesaj miniere, ka treguar dhimbshem se minatoret qe kalojne moshen 50 vjec kane qene te paafte per te punuar ne nentoke.

Ne mungese te kesaj zgjidhjeje dhe shperfilljes totale te qeverise, 700 minatoret e Bulqizes do organizojne protestat qe mund te shkojne deri ne bllokimin e punes.

Top Channel