Rezoluta per vizat, kuvendi nis diskutimin

11/03/2010 19:45

Kuvendi ka nisur diskutimin per projektrezoluten e hartuar nga Partia Demokratike per liberalizimin e vizave.

Deputeti demokrat Fatos Beja prezantoi ecurine e ketij projekti dhe punen e bere per hartimin e tij nga nje grupi deputetesh te PD-se.

Nderkohe Partia Socialiste shprehet e gatshme qe te jape voten e saj dhe te tregoje frymen e konsensusit me mazhorancen kur vjen puna per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe ne liberalizimin e vizave.

Deputetja socialiste Arta Dade theksoi se opozita pa asnje lekundje dhe pa asnje kontekst do te jete e gatshme per kontribuar per liberalizimin e vizave per te permbushur endrren e te rinjve dhe te rejave ne vend te cilet deshirojne sa me pare levizjen e lire ne vendet e zones shengen.

“Ne kemi ardhur ketu per te qene serioze perballe sfides aspak te lehte te liberalizimit te vizave perpara kesaj vere. Lojerat e politikes nuk duhet te hyjne ne keto diskutime. Le te biem dakord sot qe te mos luajme me njerezit dhe interesit te perbashket dhe te heqim nga rezoluta elementet e propagandes”, u shpreh Dade, duke theksuar se ky dokument ka pikerisht si element kryesor konsensusin.

Top Channel