Raporti i DASH: Probleme me zgjedhjet

11/03/2010 18:40

Ne oren 18:00 ne Uashington Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka prezantuar raportin vjetor te Departamentit te Shtetit.Ne kapitullin per Shqiperine, raporti flet per zgjedhjet e 28 qershorit, ku nenvizohet raporti i OSBE-se dhe permenden edhe problemet.

Raporti citon OSBE-ne dhe ODIHR-in persa i takon zgjedhjeve, ku procesi u konsiderua si me i mire se ne te kaluaren, por nuk permbushi standardet nderkombetare.

Nje tjeter pike ishte edhe korrupsioni, qe sipas raportit ka mbetur i pandryshuar, ndersa ka komente edhe per marredheniet mes qeverise dhe mediave.

Ne raport flitet edhe per emisionin “Fiks Fare” emisioni satirik ne Top Channel qe coi ne shkarkimin dhe ngritjen e akuzave kriminale ndaj zyrtareve te larte, si dhe permendet incidenti me gazetarin dhe botuesin Mero Baze, i cili konsiderohet si nje kundershtar i forte i qeverise.

Ne raport theksohet se policia ka keqtrajtuar persona te dyshuar gjate marrjes ne pyetje te tyre, ndersa problem mbetet diskriminimi i grave, femijeve, homoseksualeve dhe minoriteteve.

Top Channel