Ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta, i cili ndodhet ne kuader te nje vizite zyrtare ne Beograd, aktualisht po zhvillon nje takim me homologun Vuk Jeremic.
Me pare Meta u prit nga presidenti Boris Tadic, me te cilin diskutoi per bashkepunimin ne fushen e ekonomise dhe per protokollet qe do te nenshkruhen per luften kunder krimit dhe terrorizmit.
Ne fund te takimit nuk eshte mbajtur asnje konference per mediat, pasi dy zyrtaret nuk kane dashur qe te perballen me ndonje pyetje te bezdishme per Kosoven, e cila gjithesesi u trajtua ne takim.
Qendrimet e dy vendeve per kete ceshtje njihen, Serbia e kundershton pavaresine, ndersa Shqiperia e ka njohur, duke bere qe ambasada e saj ne Beograd te sulmohet nga anarkistet serbe.
Vizita e Ilir Metes eshte e para qe zhvillohet ne kete nivel pas 5 vjetesh. Ne qender te saj ka qene forcimi i marredhenieve dypaleshe, te cilat ne dekaden e fundit kane qene ne nje nivel shume te ulet, ose nuk kane ekzistuar fare.
Top Channel