Sherr ne koncert, Lilly Allen ia plas te qarit

10/03/2010 10:45

Duhej te ishte nje koncert i zakonshem, por ndalesa e Lilly Allen ne Londer ka dale jashte kontrollit.

Problemet filluan ne momentin kur ne plate shpertheu nje sherr masiv, ndersa forcat e sigurise nderhyne menjehere duke larguar fansat. Kengetarja e tronditur u largua menjehere nga skena duke ia plasur te qarit.

Ne momentin qe hyri serish ne skene, ajo u tha protagonisteve te sherrit: “Duhet t’u vije turp nga vetja juaj”. Menjehere pas koncertit ajo u shpreh se nuk kishte hasur asnjehere ne nje moment te tille qe eshte edhe nje nga me te veshtiret e jetes se saj. Pak minuta para ngjarjes, ajo kendoi kengen “Fuck You”, liderit te konservatoreve britanike, David Cameron.

Top Channel