Rama ne Strasburg: Sa me shpejt vizat

10/03/2010 15:30

Partia Socialiste ka rritur presionin ndaj qeverise duke marre serish mbeshtetjen e Partive Socialiste Europiane, pikerisht ne momentin kur propozimet e saj kane nisur te diskutohen ne Komisionin e Ligjeve. (UPDATE)

Kryetari i PS-se, Edi Rama ka qene ne Strasburg ku eshte takuar me drejtuesit e grupit parlamentar socialist dhe demokrat para te cileve ka mbajtur edhe nje fjalim te gjate.

Thelbi i takimeve te kreut te opozites ka qene transparenca e zgjedhjeve si nje proces i domosdoshem per zhvillimin dhe demokratizimin e vertete te Shqiperise por edhe kerkesa per mbeshtetje nga Partite Socialiste Europiane ne procesin e liberalizimit te vizave.

“Une pata nderin t’i drejtohem grupit socialist duke i kerkuar mbeshtetje per keto ceshtje themelore. Komunikova me perfaques te larte te grupit dhe te parlamentit per te shpjeguar se sa jetike eshte per Shqiperine transparenca e sotme zgjedhjeve, permes hapjes se kutive. Shqiperia duhet te ndahet njehere e mire nga kjo praktike e patolerueshme e manipulimit te zgjedhjeve. Po ashtu kerkova qe Shqiperia duhet t’i bashkangjitet vendeve te tjera qe levizin lirisht ne Europe”, u shpreh Rama.

Ne nje deklarate per shtyp Partia Socialiste Europiane pasi ka perkrahur dhe pershendetur rikthimin e opozites ne kuvendin e Shqiperise ka cilesuar se tashme eshte radha e qeverise te realizoje transparencen e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ku perfshihet sipas deklarates edhe hapja e kutive si nje kusht per realizimin e ketij procesi shume te rendesishem.

Duke ju referuar rastit te Ruzhdies ne deklaraten e grupit parlamentar socialist theksohet se ka patur zhgenjim dhe shqetesim per konkluzionet e hetimit te prokurorise per manipulimin elektoral ne kete fshat.

“Edhe nese ky do te ishte nje rast i izoluar, thekson deklarata, ai do te ishte serish shume duke patur parasysh qe jane manipuluar rreth 70 perqind e votave”.

Top Channel