Rama ne PE: Mbeshtetje per zgjedhjet e vizat

10/03/2010 12:40

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i eshte drejtuar sot grupit socialist ne Parlamentin Europian, duke kerkuar mbeshtetje per transparencen e zgjedhjeve dhe per liberalizimin e vizave.

“Dy jane ceshtjet e medha qe na kane sjelle kete here ne Parlamentin Europian, transparenca e zgjedhjeve dhe liberalizimi i vizave. Iu drejtova grupit socialist duke i kerkuar mbeshtetje, pasi eshte e domosdoshme qe Shqiperia te ndahet njehere e mire nga praktika e manipulimit te zgjedhjeve. Po ashtu kerkova edhe levizje te lire te shqiptareve, te cilet jane te fundit te mbetur te izoluar”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se theksoi transparenca e kutive eshte e domosdoshme,ndersa Ruzhdia eshte nje prove e krimit elektoral te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar.

Top Channel