Procesi ndaj Bares, refuzohet kerkesa e avokatit

10/03/2010 14:50

Gjykata e Krimeve te Renda ka refuzuar kerkesen e avokatit te Aldo Bares per gjykim te shkurtuar te klientit te tij me arsyetimin se ceshtja duhet te gjykohet ne themel per te mos u konsideruar me pas si e paragjykuar.

Vendimin e dha kryesuesja e trupes gjykuese zonja Fatmira Hajdari, e cila refuzoi keshtu mundesine e te pandehurit per te perfituar nga gjykimi i shkurtuar qe ishte nje mundesi per t’i shpetuar burgut te perjetshem. Por pikerisht ne kete pike avokati mbrojtes e konsideroi si te paragjykuar kete dhenie vendimi duke kerkuar edhe perjashtimin nga procesi te gjykateses Fatmira Hajdari.

Aldo Bare ose Alfred Shkurti i akuzuar per nje sere krimesh dhe si kreu i ish-bandes se Lushnjes do te gjykohet i vetem ne kete proces, ne nje kohe qe nje pjese e bandes eshte denuar dhe pjesa e dyte eshte nen proces gjyqesor po ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Top Channel