Fullani: Rritja e cmimeve s’do te zgjase shume

10/03/2010 08:10

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, tha dje ne konferencen e perbashket per shtyp me FMN-ne dhe Ministrine e Financave, se rritja e cmimeve nuk do te zgjase shume.

“Banka e Shqiperise parashikon se tejkalimi i nivelit 4 per qind te inflacionit do te jete i shkurter ne kohe dhe nuk do te pasohet nga presione te qendrueshme inflacioniste. Projeksionet tona tregojne se inflacioni i cmimeve te konsumit do te zbrese gradualisht drejt objektivit tone prej 3 per qind gjate vitit 2010”, tha guvernatori.

Ai tha gjithashtu se Banka e Shqiperise mbetet e vendosur te marre te gjithe hapat e duhur per te garantuar kete ecuri dhe per te permbushur mandatin ligjor per stabilitet cmimesh ne ekonomi. Duke folur per situaten ekonomike, kreu i BSH-se tha se me e keqja ka kaluar, megjithate duhet pasur kujdes per menaxhimin e situates aktuale, duke theksuar nje disipline me te madhe fiskale.  
 

Top Channel