BERZH: Kriza e Greqise mund te preke Shqiperine

10/03/2010 08:15

Nje ekonomist i larte ne Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim thote se ne kundershtim me mendimin e pergjithshem se kriza ekonomike globale nuk do te ndikonte aq rende ne vendet e Evropes juglindore, u pa qarte se ky rajon pesoi nje tronditje te madhe.

Por ekonomisti, Peter Sanfey thote ne nje interviste per BBC ne shqip se rajoni reagoi me maturi ndaj krizes, “ndoshta me mire se sa pritej”. Ai thote se Shqiperia duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizen, duke arritur rritje ekonomike pozitive ne vitin 2009, ndryshe nga ekonomi me te fuqishme te rajonit, si p.sh Rumania.

Per te ardhmen Sanfey ofron optimizem te kujdesshem, por paralajmeron per mundesine qe vorbulla e krizes ekonomike ne Greqi te perfshije edhe vendet fqinje, vecanerisht Shqiperine, per shkak se shume kompani e banka greke jane aktive ne vend, dhe sidomos per shkak te numrit te madh te emigranteve dergimi i remitancave te te cileve pritet te bjere.

“Shqiperia nuk eshte se i eshte shmangur totalisht krizes, por duket se eshte prekur me pak nga shumica e vendeve te tjera ne rajon. Ne nje fare mase, kjo reflekton faktin se Shqiperia nuk eshte aq e integruar ne tregjet rajonale dhe globale, sa jane disa ekonomi te tjera te rajonit”, ekonomisti i BERZH.

Lidhur me rrezikun qe vjen nga Greqia sa i takon te ardhurave nga emigrantet, ai tha se, “Ky eshte rreziku. Dhe ky eshte ai element qe ne e theksojme ne raportin e bankes sone. Duhet te presim se si do evoluoje situata ne Greqi. Nuk dua te bej ndonje parashikim se cfare mund te ndodh ne Greqi. Ne te gjithe po presim se cfare rruge do te marrin zhvillimet ne ate vend”.

Top Channel