“Pranvere italiane” ne Tirane

10/03/2010 21:15

Ne rezidencen e tij ambasadori italian Saba d’Elia pret te ftuarit e tij, mes tyre partnere financiare qe kane mbeshtetur projektin dhe njerez te mediave.

Me pranine e tij, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta konfirmon, sic tha ai vete, mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i jep ketij projekti.

Nga muaji mars deri ne muajin qershor, nen kujdesin e ambasades dhe te shume partnereve do te organizohen 25 koncerte dhe spektakle, mes tyre venia ne skene e Rigoletos se Verdit dhe nje koncert i violinistit te famshem Uto Unghi.

5 prezantime kinematografike, perfshire pranine ne nje prej tyre e regjisorit Giuseppe Tornatore, 10 ekspozita fotografie, 28 konferenca, 5 manifestime sportive, 7 nisma ne sektorin e ekonomise dhe tregtise, 6 aktivitete ne fushen e arsimit dhe 5 konkurse me tema te ndryshme.

Te gjitha nen nje ide, te dy popujve, nje deti dhe nje miqesie, tashme te konsoliduar. “Komuniteti shqiptar ne Itali eshte, mes komuniteteve te tjera, me i integruari ne territorin tone dhe kete e kuptoj sepse shqiptaret ne Itali jane ne shtepine e tyre dhe po ashtu italianet ne Shqiperi. Dhe kete mund ta them nga eksperienca ime personale”, ka deklaruar ambasadori D’Elia.

Kurse ministri Meta foli per nje pranvere me shume se italiane, per nje pranvere europiane. “Mbaresi kesaj pranvere per shkak te atij projekti te perbashket te Evropes se bashkuar”, eshte shprehur ai.

Italia vleresohet si nje partner strategjik. Lidhjet me te jane te shumefishta dhe mjaft te qendrueshme, pavaresisht mazhorancave politike ne vendet respektive.

Top Channel