Zgjedhjet vendore, LSI nis pergatitjet

09/03/2010 16:15

Levizja Socialiste per Integrim ka nisur pergatitjet per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem duke patur ne fokus rritjen e perfaqesimit te saj ne nivel bashkish dhe komunash.

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Petrit Vasili konfirmoi edhe njehere objektivat per te fituar 20 bashki, 100 komuna dhe 1500 keshilltare. Per LSI zgjedhjet e vitit te ardhshem do te jete nje test i rendesishem qe do te konfirmoje sipas Vasilit forcen e vertete te saj, nderkohe qe ai theksoi se ka ende kohe per te diskutuar per pozicionin dhe levizjet ne kuader te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013.

Sipas sekretarit te pergjithem te LSI-se Petrit Vasili pergatitjet do te vijojne ne te gjithe vendin duke diskutuar dhe debatuar mbi problemet qe shqetesojne me shume qytetaret.

Top Channel