Fushe Kruje, aksident, kater te plagosur

09/03/2010 09:05

Nje aksident automobilistik ka ndodhur ne superstraden Fushe Kruje – Milot.

Nje autoveture tip Benz me targa te Lacit e cila udhetonte ne drejtim te Mamurrasit eshte perplasur me nje autoveture tip Volsvagen me targa te huaja qe drejtohej nga nje punonjes policie.

Aksidenti ndodhi prane fshatit Derven.

Si pasoje e kesaj perplasje kane mbetur te plagosur rende kater persona te cilet ishin pasagjere te mjetit qe drejtohej nga punonjesi i policise.

Te kater te lenduarit jane derguar ne Spitalin Ushtarak, ndersa policia rrugore ka kryer ekspertizen ne vendin e ngjarjes.

Sipas policise, drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin per shkak te pamjes se kufizuar dhe ka dale ne krahun e kundert te drejtimit te levizjes se tij, duke u perplasur.

Top Channel