Fullani: Rritja e cmimeve e perkohshme

09/03/2010 16:05

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani u shpreh i pashqetesuar nga rritja e inflacionit ne dy muajt e pare te vitit, duke e quajtur kete si nje tendence te perkohshme.

BSH parashikon se tejkalimi i nivelit prej 4 perqind i inflacionit perqind do te jete i shkurter ne kohe dhe nuk do te pasohet me presione te tjera te qendrueshme inflacioniste. Inflacioni i cmimeve te konsumit do te zbrese gradualisht drejt objektivit tone prej 3 perqind gjate viti 2010.

Kreu i bankes tha se gjithsesi banka mbetet e gatshme per te nderhyre nese do te vertetohet nje skenar tjeter, nga ai i saj.

“Gjithsesi ne mbetemi te vendosur per te marre te gjitha hapat e duhura per te garantuar nje ecuri dhe per te mbeshtetur mandatin ligjor per nje stabilitet cmimesh ne ekonomi”, u shpreh Fullani.

Ne dy muaj e pare te vitit inflacioni ishte respektivisht 4.1 dhe 4.4 per qind, me lart nga kufiri ligjor i Bankes se Shqiperise.    

Top Channel